Krimi makabër i rusit! Gruaja i kërkoi divorcin, 33-vjeçari i gozhdoi këmbë e duar në dërrasa, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

19/07/2024 10:04

Një 33-vjeçar në Rusi është dënuar me 12 vite burg për torturimin e të dashurës së tij 40-vjeçare kur ajo i kërkoi divorcin.

Siç u paraqit në gjykatë, Oleg Stzhegolikin fillimisht gozhdoi duart dhe këmbët e Oksana Kuzmenkos në dërrasa druri dhe më pas i vuri flakën, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda.

Siç shihet edhe në fotot e 40-vjeçares, torturat shkaktuan një ndryshim të madh në pamjen e saj teksa ajo “u ndez si qiri” kur 33-vjeçari e lau me benzinë ​​dhe i vuri flakën. Pas shpalljes së dënimit, autori 33-vjeçar u deklarua vullnetar në luftën e Ukrainës për të shmangur qëndrimin në burg.

Duke përshkruar atë që ndodhi në dyqanin e riparimit të makinave të drejtuar nga 33-vjeçari, Kuzmenko dëshmoi se “ai më hoqi çizmet dhe më pas më mori këmbën e majtë dhe e gozhdoi në një copë druri, ndërsa në këmbën time të djathtë bëri një vrimë me diçka si hapëse kanaçe”.
Teksa në fakt ishte duke “kryqëzuar” partneren e tij, autori e ka kërcënuar se do ta vriste: “Më pas ka nxjerrë një cigare dhe një çakmak, më ka derdhur benzinë ​​dhe më ka ndezur si qiri”.

Si të mos mjaftonte kjo, më pas 33-vjeçari urdhëroi gruan që ta transportonte me makinën e saj duke gjetur mundësinë për të shpëtuar veten duke shkaktuar një aksident trafiku, pas së cilës autori u largua.

Megjithatë, avokati i 33-vjeçarit është shprehur se nuk është dakord me vendimin e gjykatës, duke argumentuar se “si gjatë marrjes në pyetje ashtu edhe në gjykatë, klienti vazhdonte t’i thoshte 40-vjeçares “të dua”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA