Tae Yongho ka qenë më parë ambasador i Koresë së Veriut në Britani, para se të dezertonte në vitin 2016.
Korea e Jugut e ka emëruar tashmë ish-diplomatin e Veriut si zëvendës ministër.
Presidenti Yoon Suk Yeol e ka emëruar Tae Yongho sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Paqësor, që punon me liderin për bashkimin paqësor të dy Koreve.
62 vjeçari Mr Tae, la qenë më parë ambasador i Veriut në Britani, teksa tha pas largimit në 2016 se “nuk donte që fëmijët e tij të jetojnë jetë të mjerueshme” në Korenë e Veriut.
Ndërsa Peniani e dënonte atë duke e quajtur “jashtëqitje” dhe e akuzonte për përvetësim të fondeve publike dhe për krime të tjera.
Emërimi i Tae e bën atë dezertorin e parë që emërtohet në nivel zv. ministri në Korenë e Jugut, ku jetojnë tashme 34,000 të larguar të tillë nga Veriu vitet e fundit.
Tae ishte zgjedhur më parë dhe në parlamentin e Seulit në 2020 por nuk arriti të merrte një mandat të dytë. Disa dezertues veriorë si ai janë në parlamentin e Jugut.
Presidenti tha dje se Tae ishte personi i duhur për postin pasi mund të shfrytëzonte eksperiencën e tij për komisionin e bashkimit të Koreve dhe politikën e jashtme.
Shumica e dezertuesve nga Veriut kanë ardhur pas krizës së urisë në vitet 1990-të nga rajonet e varfra të jugut.
Gjatë viteve është shtuar dhe numri zyrtarëve më të lartë që kërkojnë mbrojtje në Korenë e Jugut.
Duke ardhur nga një vend autoritar si Korea e Veriut shumë prej dezertuesve i lindin vështirësi për jetën e re kapitaliste e kompetitive në Korenë e Jugut, sipas intervistave e sondazheve në vend.
Por presidenti Yoon ka premtuiar më shumë mbështetje për përmirësimin e jetës së dezertuesve nga Korea e Veriut.
Kësaj jave Korea e Jugut njoftonte gjithashtu se Ri Il Kyu, këshilltar politik në ambasadën e Penianit në Kubë, kishte dezertuar në Seul, shkruan The Independent.
Top Channel