Komisioni “Xhafaj” miraton parimet bazë për punën e tij: Do marrim ekspertët më të mirë, proces me standarde ndërkombëtare

19/07/2024 15:45

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Anti-korrupsion dhe Mirëqeverisjen, në mbledhjen e radhës, miratoi parimet bazë mbi të cilat do ecet përpara.

“Transparenca, ne synojnë që të jetë i hapur për grupet e interesuara, përmes produkteve që do prodhojë komisioni dhe grupi i ekspertëve. Profesionalizimi. Kjo do të mundësohet nga fakti se pjesë e grupit të ekspertëve do të jenë kapacitet me të mira, ekspertët më të mirë. I gjithë procesi duhet të jenë në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj.

Sikurse edhe në mbledhjet e shkuara opozita e vijoj të mos marrë pjesë.

Megjithatë, socialisti Fatmir Xhafaj tha se “gjithë-përfshirja nuk nënkupton vetëm pjesëmarrjen e grupeve parlamentare, por të gjithë faktorëve dhe të gjithë të interesuarve”.

Në kuadër të synimit të avancimit me mirë qeverisjen anëtari komisionit, Erion Braçe shtroi për diskutim këtë propozim.

“Trupat politike brenda partive, brenda institucioneve të rëndësishme kushtetuese si Kuvendi, Qeveria, deri në nivelin administrativ, për ne është shumë e rëndësishme që këto trupa t’i nënshtrohen kontrollit të figurës. Deri tani ka qenë fakultative në vullnetin e partive politike, tani duam ta bëjmë të detyrueshëm kontrollin e figurës, duam që këto trupa t’i ruhen fort qoftë kapjes në nivelin kombëtar, qoftë edhe kapjes në nivelin ndërkombëtar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA