Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë është shprehur se emërimi i drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit duhet të bëhet përmes një procesi transparent konkurrimi.
Balla: Projektligji synon të adresojë problematikën e arsimit të përgjithshëm duke orientuar drejt profilizimit sipas fushave kryesore të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, por pa harruar që na duhet të krijojmë brenda policisë së shtetit një sistem më konkurrues, për sa i përket rekrutimit nga një spektër më i gjerë i burimeve të rekrutimit për të adresuar vakancat që kemi në kapacitetet policore.
Janë këto vakanca që na bëjnë të jemi insistues për një miratim sa më të shpejtë të këtij ligji në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë që të fillojmë prej shtatorit e tutje, sa më shumë pranime cilësore në Akademinë e Sigurisë për t’u rikthyer në sistemin bachelor në Akademinë e Sigurisë, duke pranuar është bërë një gabim në të kaluar duke hequr studimet bachelor në fushën e rendit sigurisë dhe hetimit.
Por ligji sjell edhe risi të dukshme edhe në emërimin e drejtuesve të lartë të policisë së shtetit. Emërimi i drejtuesve të lartë duhet të bëhet përmes një procesi të hapur, transparent konkurrimi, duke garantuar transparencë të proceseve dhe meritokraci. Kush bën punën dhe ka rezultate, kush ka merita duhet të marrë pozicionin e drejtuesit.
Top Channel