VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 12 persona, 13 të tjerë ende të bllokuar në ndërtesë
Në një deklaratë që publikoi në rrjetin ‘Hollywood Reporter’, aktori legjendar amerikan Clint Eastwood, 94 vjeç, i bënte homazh partneres së tij të vjetër Christina Sandera, e cila vdiq papritur në moshën 61 vjeçare.
Eastwood e Sandera ishin një çift që prej vitit 2014, ndërsa nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes së gruas së aktorit.
“Christina ishte një grua e dashur, e kujdesur për të cilën do të më marrë malli shumë”, shkruante aktori në deklaratën për Hollywood Reporter. Eastwood e Sandera kshin preferuar gjithmonë ta mbanin private marrëdhënien e tyre.
Ata ishin njohur kur Sandera nisi të punonte si menaxhere në kompleksin Mission Ranch Hotel and Restaurant, në pronësi të Eastwood’s.
Disa muaj pasi ishin deklaruar si një çift, Eastwood e Sandera dolën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në ceremoninë e çmimeve Oskar në 2015.
Sandera e ka shoqëruar disa herë aktorin e ceremonitë e çmimeve të kinemasë.
E ndjera ka qenë e martuar më parë për një vit me Paul Wainscoat në 2003 ndërsa Eastwood është martuar disa herë dhe ka tetë fëmijë nga ish-gratë e tij. //www.fresnobee.com/news/nation-world/national/article290244909.html#storylink=cpy
Top Channel