
23/02 22:38
Pas fotos ku shfaqet duke u “bekuar” nga Lionel, një tjetër aspekt nxit krahasimet mes Lamine Yamal dhe një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit, Messi-t.
Së fundmi, talenti spanjoll ndryshoi numrin e fanellës së tij dhe zgjodhi 19 për sezonin 2024-2025, që dikur ishte edhe numri i kampionit argjentinas, i cili nga sezoni 2005-2006 deri në 2007-2008, para se të merrte numrin 10, kishte zgjedhur të mbante numrin 19.
Shpresa e tifozëve të Barcelona-s tashmë është që të përsëritet e i njëjti rrugëtim, edhe nëse përshtypja është që nuk duket si diçka e thjeshtë për t’u arrirë nga spanjolli. /Supersport
Top Channel