“Si minat e fshehura që mund të shpërthejnë në çdo çast”/ Projektdeklaratë për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, Idrizi: Kemi 84 vite që heshtim

18/07/2024 11:40

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, prezantoi në Kuvend një projektdeklaratë për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

Idrizi: Ne verejmë se ndryshe nga fryma e bashkëpunimit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës i 1940, mbetet nde ne fuqi dhe vijon të provojë disa nga efektet negative që lindin kur pushtetet janë në gjendje lufte.

Ne e dimë që ne 28 tetor 1940, Mbretëria e Greqisë shpalli ligjin e luftës, të pasuara nga një sërë ligjesh të tjera. Pak më vonë, kemi dekretin për përcaktimin si shtete armike të Shqipërisë dhe Italisë. E bëra këtë sqarim sepse në 1940, Shqipëria nuk ka qenë shtet sovran, ka qenë pa liri veprimi.

Por ndërsa me Italisë çështja u zgjidh në 1947 në Traktatin e Paqes në Paris. Edhe rasti i Gjermanisë, kur në mënyrë të njëanshme u hoq ligji i luftës, ku dhe parashikohej procedura që do të ndiqej me pronat e sekuestruara.

Po me Shqipërinë?! Ajo që ka mbetur pezull jemi vetëm ne. Me Shqipërinë nuk ka asnjë akt nga ato që Greqia ka mbajtur me Italinë dhe Gjermaninë. Ligji është absurd. Greqia mban me ne ligj lufte dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësia. Ne kemi vendosur marrëdhënie miqësie, por kemi ende ligj lufte.

Ligji i luftës, sekuestro mbi pronat shqiptare është në fuqi. Deklarata është një instrument i qëndrimeve politike nga ana e parlamentit. Mbajtja në këmbë e këtij ligji edhe pas 84 vitesh është fyerje për integritetin, sovranitetin e vendit tonë dhe nuk ka vend për miqësi mes dy shteteve. Kemi përgjegjësinë për ta ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë institucional. Kjo deklaratë kërkon nga parlamenti i Greqisë heqjen e ligjit të luftës dhe të gjitha pasojave që ajo sjell. Ky budallallëk, skizofreni, e kanë quajtur ministrat e jashtëm të Greqisë, ngjan me ato minat e fshehura të Luftës së Dytë Botërore, që nga pakujdesia mund të shpërthejnë në çdo rast. Duhet çaktivizuar ky ligj lufte. Kemi 84 vite që heshtim dhe Greqia hesht dhe nga premton herë pas here. Duhen hapa konkretë, jo të kujtohemi për ligjin e luftës sa herë kemi kriza ciklike me Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA