Opozita kërkon diskutim për abuzimin me fondet e BE, kërkesë e refuzuar një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve.
Bardhi u shpreh se nuk do të presin hetimin e SPAK për të zhbllokuar fondet.
Bardhi: Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve të denoncuara pranë zyrës është vërejtur se institucionet përgjegjëse është abuzuar me fondin IPARD2 33 mln euro për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe KE mund të pezullojë fondin IPARD3, po bllokoni 112 mln euro, para që duhet të shkonin në ndihmë të fermerëve.
Ata që vuajnë pasojat janë qytetarët shqiptarë, jemi në këtë sallë për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë, të zhbllokohen sa më parë të jetë e mundur, nuk ka asnjë procedurë që konferenca të refuzojë mocionin me debat. Do presim 4 vite sa të hetojë Spaku që të merren masa për zhbllokimin e fondeve?
Çuçi: Kemi pasur një qëndrim shumë të qartë, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme për zhvillimin e një sektori kaq të rëndësishëm, në përpjekjen që po bën qeveria ato milionë euro, është i parakohshëm ky debat përderisa raporti i Olaf është konfidencial.
Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet e Evropës, ato që aderojnë për t’iu bashkuar Evropës. Duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë sqaruar re gjithë kjo situatë.
Top Channel