VIDEO/ Plagosi me armë të moshuarin në lokal, momenti kur policia arreston autorin. Kryen kontrolle në makinën e tij

18/07/2024 21:10

Një 31-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një të moshuar në Durrës, i cili ndodhet në spital. 

Në pamje duken momentet kur policia ka arrestuar autorin Adil Hizdri dhe ka sekuestruar armën me të cilën plagosi 70-vjeçarin Fadil Hunda, në një lokal, aty ku nisi konflikti.

Policia ka shoqëruar dhe një person tjetër, 56-vjeçarin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë janë kryer kontrolle edhe në makinën e autorit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA