![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/vlcsnap-2025-02-07-22h52m12s979-800x450.png)
07/02 22:59
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka firmosur sot me kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.
Në një postim të bërë në Facebook, Balluku shprehet se kjo marrëveshje është arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll pak kohë më parë.
‘Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, njofton ministrja.
Top Channel