Mikrokreditë, debat në kuvend/ Bardhi: Nuk vepruat në kohë! Guvernatori Sejko: Duhen ndryshime ligjore

18/07/2024 19:45
Gazment Bardhi

Raportimi i guvernatorit në kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton ka krijuar debate në seancë.

Skandali i mikrokredive që është nën hetim në dy çështje të ndryshme nga prokuroria e Tiranës ka kaluar tashmë edhe në SPAK për të hetuar rolin e Bankës së Shqipërisë dhe guvernatorit.

Kjo solli akuza të forta mes opozitës dhe mazhorancës mbi nxjerrjen e sekretit hetimor dhe rolin që institucioni i pavarur luajti në skemën e madhe të mashtrimit financiar që ka prekur mbi 17 mijë qytetarë.

Kuvendi në projektrezolutën e saj për raportin vjetor të bankës së Shqipërisë ka kërkuar ndryshime ligjore për procesin e mbledhjes së kredive të këqija në mënyrë që konsumatori të jetë më i mbrojtur nga skemat e mashtrimit financiar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA