Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU, i ftuar në “Top Story”, pas miratimit për heqjen e ligjit të luftës, që u propozua nga vetë ai, tha se kjo ishte rruga e duhur.
Sipas tij, për t’u pranuar të hiqet edhe nga Greqia, rol ka qeveria shqiptare, e cila duhet t’i japë zë deri në parlamentin grek, por edhe me partnerët e jashtëm të NATO Dhe BE-së, pasi ky ligj thotë ai efektet i jep në vendin tonë.
Idrizi: Mbajtja në këmbë e këtij ligji është fyerje e integritetit të Shqipërisë. Kjo gjëndje duhet të marrë fund. Deklarata e ka titullin për forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, që shpresoj të jenë të bazuaa mbi besimin.
Ne besojmë që nuk është thjesht një gjë formale ky ligj, ka shumë më tepër ndërhyrje apo efekte.
Kemi bërë gjënë e duhur, i drejtohemi Greqisë që agazhohuni edhe ju me qeverinë tuaj për ta hequr. Kjo deklaratë i ka instrumentet që të shkojmë drejt zgjidhjes së këtij problemi. Parlamenti duhet të angazhojë qeverinë të raportojë dhe informojë edhe partnerët tanë në NATO dhe BE.
Ne 6 muaj që punojmë për të afruar parlamentit për të miratuar një akt të tillë. Kanë kaluar 84 vite dhe midis dy vendeve ka një ligj lufte, që është absurde. Çfarë kemi bërë gjatë këtyre viteve? Efekti i ligjit të luftës bie mbi Shqipërinë dhe jo mbi Greqinë.
Ministrat e jashtëm e kanë pranuar edhe ekzistencën e ligjit të luftës dhe efektet që ajo jep. Greqia e vuri ligjin e luftës kur Shqipëria nuk kishte sovranitet. Jo vetëm që nuk ka me Shqipërinë një ligj të ri, siç u bë me vendet e tjera, por kemi ngel vetëm ne varë.
Top Channel