Në Krutje të Lushnjës, për të katërtin vit radhazi është organizuar Festivali Kabaja Muzeqare.
Kësaj here morën pjesë gjashtë grupe të cilët prej vitesh mundohen të ruajnë muzikën që u kanë lënë trashëgimi të parët e tyre.
Peço Kola, është një nga instrumentistët më të vjetër që i bie defit, ai thotë se muzika për të është pasiom dhe profesion njëkohësisht,
Ndërsa për mizikantët Mihal Gjoka dhe Petro Çuni, tingujt më të bukur vijnë nga firzamonika, dashurinë për firzamonikën ata duan tja përçojnë edhe të rinjve.
Ndërsa për këngëtarët një festival i tillë duhet të organizohet çdo vit me qëllimin e vetëm që të mos humbë trashëgimi kulturore e vendit tonë.
Në këtë garë morën pjesë grupet nga Lushnja, Divjakë, Berat, Fieri, Kuçova e Belshi. Në fund juria ndau disa çmime ku si grupi më i mirë u shpall grupi Qyperinjtë e Roshnikit , ndërsa çmimin si klarinetisti me i mire i kabasë myzqare e mori Alfred Avrami .
Top Channel