Deklarata për heqjen e ligjit të luftës/ Xhaferaj: Lajthitje që kërkoni grup të përbashkët pune! Ia kthen Idrizi: Lexoje mirë…

18/07/2024 11:58

Deklarata për heqjen e ligjit të luftës përplasi në Kuvend deputetin Ferdinand Xhaferaj dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

Xhaferaj: Nuk jam dakord që duhet të ngremë grupe të përbashkët pune mes dy Kuvendi. Kuvendi nuk duhet të bjerë dakord që heqja e ligjit të luftës është çështje dypalëshe. Kjo është lajthitje, të bësh çështje dypalëshe që ligj të ndërmarrë totalisht nga Greqia.

Me Italinë, ligji i luftës u hoq në mënyrë të njëanshme, parlamenti i Italisë nuk ngriti grup pune për bashkëpunim.

Idrizi: Ose nuk e keni lexuar, ose nuk e keni kuptuar. Po ta lexoni deklaratën thotë: fton parlamentin e Republikës së Greqisë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së tyre, në mënyrë të përsëritur nga ministrat e jashtëm të Greqisë për abrogimin e ligjit të luftës. Dhe në frymë pozitive, parlamenti të marrë në konsideratë çdo institucion që do t’i shërbente korrigjimit të kësaj situate. Nuk bëhet fjalë për grupe pune të përbashkëta. Kjo është rezolutë për një gamë më të gjerë, sigurisht që për çështje të tjera si ajo e shqiptarëve të Greqisë, padyshim që parlamenti i Shqipërisë tregon vullnet të mirë. Ne kemi çfarë të dialogojmë me Greqisë, por nuk mund ta lemë këtë çështje pa shprehur vullnetin si sovran. Kjo është ajo që thashë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA