Me qindra vetë kanë përfunduar në spital në Gjermani për shkak të vapës.
Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2022, mesatarisht rreth 1.500 njerëz janë shtruar në spital çdo vit në këtë vend, e në 20 raste, vapa ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes, pohon Enti Federal i Statistikave.
Gjatë viteve të fundit, nxehtësia dhe dëmtimet e shkaktuara prej saj ose rrezet e diellit kanë çuar në një mesatare prej 1.500 trajtimesh spitalore në vit.
Problem për shëndetin e popullatës këtu është edhe vapa ekstreme”, thuhet në raport. “Temperaturat shumë të larta në përgjithësi rrisin vdekshmërinë,” nënvizohet më tej. Në shumë raste, kombinimi i të nxehtit dhe sëmundjeve të mëparshme rrit rrezikun e vdekjes numri i vdekjeve është rritur sepse nxehtësia shpesh ka një efekt indirekt në vdekshmëri.
Numri i trajtimeve spitalore për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia dhe rrezet e diellit arriti në këtë vit në 2322 raste, që është 59 për qind më shumë se mesatarja në periudhën 2002-2022. Në të njëjtin vit, sipas statistikave, 60 vdekje ishin të lidhura me nxehtësinë ose rrezet e diellit – tre herë më shumë se mesatarja nga 2002 në 2022.
Për këtë studim, Enti i Statistikave mbështetet në të dhënat nga spitalet dhe shkaqet e vdekjeve, si dhe të dhënat nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman.
Top Channel