Kryetarja e bashkisë së Parisit gjeti një mënyrë mjaft origjinale për të bindur atletët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji i Senës është i pastër.
Ajo notoi në lumë bashkë me disa zyrtarë të tjerë – në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume. “Uji është i mrekullueshëm”, u shpreh Hidalgo.
“Është fantastike. Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundur. Kjo është një ditë shumë e bukur për ne!”-u shpreh kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.
Hidalgo shtoi se pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave së shumëpritura ne kryeqytetin francez.
“Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, sqaroi 65-vjeçarja.
Viteve të fundit janë investuar rreth 1.4 miliard euro për ta bërë Senën më të pastër. Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht. Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka.
Top Channel