Super-foleja e 2000 gjarpërinjve me zile transmeton direkt pamjet e zvarranikëve nga Kolorado (fotot)

17/07/2024 16:00

Një “mega-fole” me rreth 2,000 gjarpërinj me zile mund të mos jetë gjëja më e thjeshtë për të ndjekur në transmetim direkt për shumë njerëz.

Por një kamera direkte nga Colorado po bën këtë për arsye shkencore dhe për të kuptuar më shumë mbi zvarranikun e frikshëm, shpesh të demonizuar pa shkak.

Foleja në një tokë private në veri të Colorado, gjendet në një rrëzë kodre të mbushur me zgavra shkëmbore ku gjarpërinjtë mund të rrinë ngrohtë dhe të mbrohen nga predatorët.

“Kjo është një fole shumë e madhe për gjarpërinj me zile. Është nga më të mëdhatë që kemi parë,” thotë Emily Taylor, e Universiteti Politeknik të Kalifornisë, që drejton projektin e kamerave direkte në fole.

Vendndodhja e saktë e folesë po mbahet sekret për të dekurajuar spekulantë të ndryshëm apo dhe dashamirës tepër entuziastë të gjarprinjve.

Gjarpërinjtë në Kolorado strehohen në foletë në dimër dhe dalin në pranverë për pak kohë, ndërsa gjatë kësaj periudhë në fole qëndrojnë vetëm femrat shtatzënë që do të lindin në vjeshtë.

Ndryshe nga zvarranikë të tjerë gjarpërinjtë me zile nuk pjellin vezë por lindin këlyshë të gjallë.

“Gjarpërinjtë me zile janë nëna të mrekullueshme, dhe njerëzit nuk e dinë këtë”, thotë Taylor duke shtuar se njerezit që ndjekin direkt në rrjet sinjalizojnë studiuesit për ngjarje që ata mund të mos dallojnë.

“Është një përpjekje e përbashkët e komunitetit të shkencës dhe publikut,” thotë Taylor.

Ajo shton se aktiviteti në fole do të shtohet me lindjen e të rinjve dhe kthimin e gjarpërinjve nga rrethinat në përgatitje për dimrin në fole.

Gjarpërinjtë me zile janë shpesh e kundërta e asaj që paraqiten në media si agresivë apo kërcënues. “Kjo anë e re e karakterit të tyre ia vlen të admirohet”, shton studiuesja, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA