Pamje të rralla të fiseve të pakontaktuara që kërcënojnë të huajt me heshta në brigjet e lumit peruan (fotot)

17/07/2024 15:21

Një video e rrallë e publikuar së fundmi tregon një fis primitiv gjuetarësh që reklamojnë kërcënueshëm hushtat e tyre në lumin pranë një pylli të largët në Peru, teksa vendbanimet e tyre po kërcënohen nga industritë e drurit.

Fiset Mashco Piro që besohet se janë nga më të mëdhenjtë ende të pakontaktuar nga civilizimi modern, shiheshin në brigjet e lumit me veshje vetëm rreth mesit të trupit, me flokë të gjatë e këmbë të zbathura.

Në pamje grupi shihet duke qëndruar në grupe të vogla në formë difensive ndaj të huajve, disa prej të cilëve me heshta te gjata në duar. Disa prej tyre flasin ose bëjnë gjeste ndaj njëri-tjetrit, teksa mbledhin objekte përgjatë brigjeve të lumit.

Ekspertët thonë se grupi që banojne në rajonin Madre de Dios në juglindje të Perusë ndjehen të kërcënuar nga kompanitë e drurit që po shkatërrojnë pyjet tropikale.

Grupi i bamirësisë ‘Survival International’, thotë se ka punuar me fiset indigjene në vendbanimet e tyre, ku kanë mësuar se janë të kërcënuar nga prezenca e punonjësve të drurit.

Imazhet tregojnë numra të mëdhenj të banorëve Mashco Piro që jetojnë në brigjet e lumit ku kompanitë e drurit po nisin operacionet e tyre, shkruan rrjeti ‘Survival International’.

Ata banojnë në zonën me dy rezervateve natyrore të Madre de Dios, dhe nuk komunikojnë me të huaj.

Por qeveria vendase ka dhënë koncesionet e përpunimit të drurit në territorin e banuar nga fiset indigjene.

Një nga kompanitë ka ndërtuar rreth 200 km rrugë për operacionet e drurit, shton Survival International.

Alfredo Vargas Pio, përfaqësues i grupeve lokale indigjene, tha: “Punonjësit e drurit mund të sjellin sëmundje që të shfarosin popujt Mashco Piro, siç ka ndodhur më parë me ndërhyrjet në territoret indigjene, prandaj është e rëndësishme që të drejtat e Mashco Piro të njihen e të mbrohen me ligj”.

“Kjo është të krijosh një katastrofë humanitare, është vitale që punonjësit e drurit të largohen dhe territori i Mashco Piro të mbrohet me ligj”, shtoi ai.

Janë rreth 100 fise të pakontaktuara në të gjithë botën dhe shumë prej tyre përballen tashmë me zhdukjen prej shpyllëzimit dhe shkatërrimit të habitatit nga të huajt, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
3/7
Ekspertët thonë se grupi që banojne në rajonin Madre de Dios në juglindje të Perusë ndjehen të kërcënuar nga kompanitë e drurit që po shkatërrojnë pyjet tropikale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA