Në prag të përsëritjes së tragjedisë në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët

17/07/2024 16:32

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.

Mësohet se ajo është parandaluar nga policia që patrullonte në zonë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç”, njofton policia.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, u hodh nga ura e Bunës, duke gjetur vdekjen bashkë me të miturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA