Muslimanët libanezë shënojnë ditën e Ashurës me paradë ushtarake në rrugët e Beirut (fotot)

17/07/2024 18:16

Muslimanët libanezë shënonin sot ritualet e ditës e ditës së Ashurës me një paradë të militarizuar teksa rekrutë të grupit Hezbollah marshonin në jug të Beirut.

Dita kujton vdekjen në fushëbetejë në shekullin e shtatë të Imamit Hussein, i cili konsiderohej nga shumë musimanë si pasuesi i profetit Mohamed.

Kreu i grupit Hezbolla të mbështetur nga Irani, Hassan Nasrallah paraljmëronte për hakmarrje ndaj Izraelit nëse vijon sulmet dhe goditjet e artilerisë brenda Libanit.

Dhjetra libanezë janë vrarë nga zjarri izraelit që prej përkeqësimit të situatën së konfliktit më 7 tetor të viti të shkuar.

Rrjeti AFP shkruan se dhuna ndërkufitare mes Libanit e ushtrisë izraelite ka vrarë rreth 500 libanezë që prej tetorit, si militantë dhe civilë të pafajshëm.

Izraeli thotë se 17 ushtarë e 13 civilë janë vrarë brenda territorit të tij nga goditjet e Hezbollah me raketa.

Herën e fundit që ushtria izraelite sulmoi brenda Libanit ishte në konfliktin e vitit 2006./AFP/

FOTO GALERI
1/5
Muslimanët libanezë shënonin sot ritualet e ditës e ditës së Ashurës me një paradë të militarizuar teksa rekrutë të grupit Hezbollah marshonin në jug të Beirut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA