Moska e Kievi kryejnë këmbimin e të burgosurve të radhës (VIDEO)

17/07/2024 17:02

Emiratet e bashkuara Arabe raportohet se ndërmjetësuan këmbimin e fundit të rreth 190 të burgosurve të luftës brutale në lindje të Ukrainës.

Mediat në Moskë thonin se këmbyen 95 të burgosur lufte ukrainas me një numër të njëjtë rusësh të kapur.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se të ardhurit ishin dërguar në Moskë për trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Zyrtarët thanë se jetët e ushtarëve kërcënoheshin nga mbajtësit e tyre deh vlerësonin përpjkejne e EBA për ndërmjetësimin e këmbimit.

Në pamjet e publikuara shihen ushtarët rusë duke u kthyer pas këmbimit.

Më herët raportimi parë për këmbimin u dha nga rrjeti Bloomberg, e cila njoftonte se 90 njerëz do të dorëzoheshin nga secila palë.

Më shumë se 1,400 rob lufte janë këmbyer deri tani nga Rusia e Ukraina, në gjashtë këmbime të tilla të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara, shkruan më tej Bloomberg.

Këmbimet e rregullta u dëmtuan në fillim të vitit kur një avion rus me të burgosur ukrainas  u rrëzua me raketë mbi rajonin Belgorod, për të cilin Moska tha se u godit me raketa Patriot nga pozicionet e Ukrainës. Të gjithë njerëzit në bordin e avionit Ilyushin Il-76 tragjikisht humbën jetën përfshi 65 ushtarë të Ukrainës, tre roje ruse dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi.

Ndërkohë numri viktimave të konfliktit raportohet se i afrohet 100 000 nga të dyja palët.

FOTO GALERI
2/3
Më shumë se 1,400 rob lufte janë këmbyer deri tani nga Rusia e Ukraina, në gjashtë këmbime të tilla të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA