Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi kërkoi 20 vite burg për personat që vranë me grushte një kamerier në një prej restoranteve të këtij qyteti.
Sot prokuroria ka njoftuan se ka dërguar për gjykim procedimi penal shtetasit: Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit”, “Përkrahjes së autorit të krimit” ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.
Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor të vitit 2021 në një restorant në Labinot Elbasan midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit.
Si pasojë viktima ka humbur jetën pesë ditë më vonë.
Top Channel