“Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri nuk ishte i pranishëm në gjyq
17/07/2024 09:52
Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu u shty për në datë 31 korrik.
Në seancën e kësaj të marte mungonte ish ministri i Mbrojtjes dhe eksperti Ymer Stafa, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ndërsa ishte i pranishëm avokati Henrik Ligori.
Në sekretarinë e gjykatës ishin paraqitur 114 pyetje me shkrim, pasi gjykata vendosi në seancën e kaluar që mbrojtja t’i paraqiste pyetjet për ekspertët.
Top Channel