Dy trupa gjenden të djegur në një makinë në Suedi, ishte marrë me qira nga britaniku

17/07/2024 07:53

Policia suedeze po heton një vrasje të dyfishtë pasi dy trupa u gjetën në një makinë të djegur të marrë me qira nga një shtetas britanik.

Shoferi dhe pasagjeri, të cilët kishin kaluar me makinë përtej kufirit Danimarkë-Suedi në qytetin jugor të Malmö, u qëlluan të dielën, sipas gazetës së përditshme Aftonbladet.

Autormjeti tip ‘Toyota RAV4’, i cili ishte marrë me qira nga aeroporti i Kopenhagës, u dogj më pas në një zonë industriale të Malmö. Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.

Makina ishte marrë me qira nga një shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe një ekip suedez i mjekësisë ligjore po punon për identifikimin e viktimave, raportoi Aftonbladet të martën.

Kerstin Gossé e policisë suedeze tha se forcat po bëjnë thirrje për dëshmitarët që panë një makinë Toyota të zezë në pronën industriale Fosie ku ndodhën të shtënat.

Policia nuk pranoi të komentojë nëse vrasjet ishin të lidhura me dhunën e bandave kur u mor në pyetje nga gazeta suedeze Expressen. Interpoli gjithashtu thuhet se është përfshirë në hetim pasi viktimat kishin kaluar kufijtë ndërkombëtarë gjatë udhëtimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA