Detaje/ Para se të tentonte të hidhej nga ura me fëmijët e mitur, 27-vjeçarja telefonoi një familjar, zbulohet çfarë i tha

17/07/2024 17:02

27-vjeçarja e cila tentoi të hidhej nga Ura e Bunës në lum së bashku me katër fëmijët e saj të mitur dyshohet se ka lajmëruar dikë para.

Sipas burimeve për TCH, ajo është nisur drejt urës së Bunës së bashku me fëmijët e saj dhe përpara se të kryente aktin, ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën.

Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan.

Gazetari Klodian Zhivani bën me dije se ajo ishte ndarë nga bashkëshorti prej pak kohësh dhe se jetonte te prindërit së bashku me fëmijët 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të renduar psikologjike.

Ata u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA