Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rubjek-Manëz.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ku L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel