Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të merren.
Kjo kërkesë e PD, u rrëzua në Konferencën e Kryetarëve.
Gazment Bardhi: Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe të marr çdo masë që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet një komisioni të posaçëm në koordinim edhe me BE të adresojmë çdo problem.
Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk është zyrtar dhe është ende konfidencial. Dhe po ashtu ka një hetim të organeve te drejtësisë. Kërkoi mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet t’i kemi zyrtare.
Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Me vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF është publik në faqen e komisionit europian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoriteteve ekzekutive shqiptare por edhe drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash por në raportin zyrtar të OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do të kishim kërkuar në korrik 2023 këtë debat por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjas edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin në bazë të rregullores i takon kërkuesve.
Bardhi: T’ ju vijë turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet.
Top Channel