Gazment Bardhi ka reaguar pasi në Konferencën e Kryetarëve u rrëzua kërkesa e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it për fondet e BE-së dhe masat që duhet të merren.
“Në kuadër të këtij raporti të finalizuar nga zyra e OLAF që i është vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare ne kërkuam diskutim. Në një akt të paprecendentë, kolegët e maxhorancës nuk janë të gatshëm të analizojnë masat e nevojshme ligjore që fondet që do shkojnë për fermerët të jenë të zhbllokuara.
Për shkak të abuzimit të tyre, fermerët shqiptarë kanë humbur mundësinë të financohen nga BE. Abuzuesit janë 5 apo 10, ndërkohë që përfituesit janë me qindra apo mijëra që mbijetojnë me punën e tyre. Të gjithë bashkë kemi mundësi të miratojmë masat ligjore për të mbrojtur interesat e BE. Kjo është kërkuar nga Komsioni Europian. Është e paprecedentë, nuk kishin asnjë argument, të presim prokurorinë të përfundojnë hetimet.
Të gjithë e dimë që hetimet mund të zgjasin me vite por fermerët nuk mund të presin aq gjatë për të marrë fondet e tyre. Fermerët e rajonit thithin fondet e BE, ndërkohë që fermerët shqiptarë do duhet të presin me vite që këto fonde të bëhen efektive.”-u shpreh Bardhi.
Top Channel