Kamionët bllokohen në kufi! Kosova ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda nga ora 11:00 deri në orën 17:00

16/07/2024 12:23

Një vendim i qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në pikun e ditës, nga ora 11:00-17:00  në rrugët urbane e interurbane duke përfshirë edhe autostradat brenda Kosovës  ka shkaktuar radhë kilometrike në dalje të Pikës Kufitare të Morinit.

Drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë  kanë pritur me orë të tëra në temperatura të larta në afërsi të doganës së Morinit për t’u futur në Kosovë.

Ata thonë se sot janë ndeshur me këtë kufizim.

Kufizimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë nga ora 11:00-17:00 thuhet se ka ardhur për të mos dëmtuar shtresën e asfaltit nga  pesha e mjeteve dhe temperarurave të larta, por për drejtuesit e këtyre mjeteve kjo duket absurde.

Kufizimi i lëvizjes do të jetë në fuqi deri më datë 31 të këtij muaji. Ndërsa edhe Shqipëria në kuadër të sezonit verorë ka shtuar kufizimet e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në fundjavë duke përfshirë edhe ditën e premte.

Kufizime të tilla duket se po vënë në vështirësi bizneset e të dyja vendeve për shkak të qarkullimit me vonesë të mallrave dhe artikujve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA