Varri monumental në Vlorë! Arkeologët e zbuluan në hyrje të Parkut të Amantias

15/07/2024 14:10

Një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë kanë zbuluar një tjetër varr monumental në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, buzë rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë të Bashkisë së Selenicës.

Specialistët konfirmojnë se kanë gati një një projekt për restaurimin e tij.

Varri i zbuluar daton mes shek. I dhe të II pas Krishtit. Brenda hapësirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle.

Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapsirës së brendshme të dhomës së varrimit. Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdët.

Qyteti ilir i Amantias u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Parku shërben si një dëshmi e pasur e historisë, ndërsa këto gërmime arkeologjike të kryera forcojnë të dhënat historike për ekzistencën e Amantias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA