Tinguj mesjetarë në Voskopojë/ Mbyllet me një koncert në kishën e Shën Kollit, edicioni i 7 i MIK festival

15/07/2024 15:25

Mik Festival ka përmbyllur edicionin e 7 në Voskopojë me tingujt e muzikës mesjetare. Në oborrin e kishës së Shën Kollit, sopranoja Blerina Zhegu e shoqëruar në piano nga Adelina Mula kanë sjellë një koncert ku vepra antike të muzikës klasike kanë krijuar një atmosferë të pakrahasueshme duke ofruar një eksperiencë unike për pjesëmarrësit.

Një panair artizanal ku janë ekspozuar punime dore dhe gatime të grave të Voskopojë, Pogradecit dhe Durrësit u vendos në afërsi të Kishës shekullore të Shën Kollit duke krijuar kështu një ndërthurje të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale.

Mik Festival solli për 4 ditë radhazi muzikën klasike duke bërë bashkë më shumë se 100 artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera që interoretuan në skenën e teatrit të Korçës, në Pazarin e Vjetër, si dhe në fshatrat Drenovë dhe Voskopojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA