Raportimet e institucioneve në Kuvend, shpërthen Dash Sula: Është e turpshme që i jepni kaq pak kohë opozitës

15/07/2024 10:53

Deputeti i opozitës Dash Sula ka kundërshtuar kohën që ka vendosur në dispozicion Kuvendi i Shqipërisë për raportimin e institucioneve të pavarura.

Sula u shpreh se secili nga institucionet duhet të kishte kohën e përcaktuar për raportim, dhe opozita të kishte më shumë kohë, jo vetëm 20 minuta.

“Ka kaluar gjysma e vitit 2024, jam totalisht i zhgënjyer dhe i dëshpëruar me sjelljen e maxhorancës dhe kuvendit që jemi në gjysmën e muajit korrik dhe akoma nuk kemi përfunduar raportimet. Korriku është muaj pushimesh, të gjithë institucionet e pavarura të drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre që në mars.

Vetëm këtu ndodh kjo, e keni kthyer parlamentin në shtojcë. Ju jepni opozitës 20 minuta për çdo institucion, nuk janë të mjaftueshme. Kjo është tallje në shkallë superiore. Kjo është e turpshme, tregon sjelljen tuaj arrogante që nuk i bën nder Shqipërisë”-u shpreh Dash Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA