Një gjest me dorë që është përdorur tradicionalisht nga mësuesit në shkollat gjermane, është tashmë ‘i ndaluar’ prej “ngjashmërisë me një përshëndetje të së djathtës ekstreme”, sipar zyrtareve vendas.
Gjesti pafajshëm që përdoret nga mësuesit gjermane për të kërkuar qetësi nga nxënësit në klasë, është ndaluar tashmë nga autoritetet prej ngjashmërisë me një përshëndetje të radikalëve të djathtë të komunitetit turk.
Zyrtarët në qytetin Bremen kanë marrë vendimin e çuditshëm të ndalojnë gjestin e “dhelprës së heshtur” që i ngjason kokës së kafshës me dy veshët lart dhe gojën e mbyllur, që me dashamirësi kërkon ‘qetësi në në sallë’ nga nxenesit, pasi sipas tyre mund të merret edhe si “përshëndetja e ujkut” që është një gjest i të djathtës ekstreme.
Tifozët e skuadrës turke Ulku Ocaklari, ose ‘ujqërit gri’, konsiderohen si ‘nacionaliste të djathtë ekstremë’ dhe kjo ka bërë që sinjali i tyre i ujkut, të ndalohet deri në Gjermani.
Çështja duket u ngrit gjatë kampionatit Euro 2024 kur Merih Demiral bëri përshëndetjen për të celebruar golin kundër Austrisë që kaloi Turqinë në 16 më të mirat.
Por ministrja e jashtme gjermane Nancy Faeser e quajti incidentin të papranueshëm duke thënë se turneu futbollistik “po përdoret si platformë racizmi”.
Kjo bëri që Uefa të dënonte Demiral me dy ndeshje madje që ambasadori turk të thirrej në Berlin për “sqarime diplomatike.”
Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi me humor ndaj masës së çuditshme duke thënë se “askush nuk pyet përse Gjermania ka një shqiponjë në bluzë, apo pse francezët kanë një gjel”, dhe shtoi se celebrimi ishte thjesht “nga emocionet”. Ministria e jashtme turke tha se vendimi i Berlinit “tregon tendencën për paragjykime kundër të huajve në disa vende evropiane”.
Grupi nacionalist turk Ujqërit Gri, lidhet me partinë nacionaliste MHP aktualisht në aleancë me partinë e Erdogan, shkruan The Mirror.
Ndërsa në Bremen debati për ngjashmërinë mes dy gjesteve është nisur më herët nga zyrtarja ‘liberale’ e arsimit Patricia Brandt, që e ka quajur të papërshtatshme për mjedis me fëmijë, edhe pse tha se “dhelpra e heshtur” mund të përdoret me raste.
Top Channel