Familjarët e Janet Balducci kanë paditur një shtëpi kujdesi per te moshuarit dhe për neglizhencë dhe vdekje të jashtëligjshme pasi e dërguan atë të mbyllur në një qese plastike ne shtëpi funerali kur ende po merrte frymë.
Gruaja ishte dërguar gabimisht ende gjallë në shtëpinë e funeralit nga infermierët e shtëpisë së kujdesit që mendonin se kishte vdekur.
Familjarët e Janet Balducci kanë paditur në gjykatën e New York për vdekjen e jashtëligjshme të shkurtit 2023.
Avokati i familjarëve Peter DeNoto, tha për rrjetin New York Post, se kur gruaja kishte mbërritur në shtepinë e funeralit Casimir Funeral Home, ajo ishte parë se “merrte ende frymë dhe kishte puls”.
Por vetëm pas një dite e ndjera Janet u dërgua në spital, dhe aty humbi jetën.
Duke komentuar për çështjen DeNoto tha: “Infermierja nuk ndoqi procedurën për të konfirmuar vdekjen me një doktor. Nuk ka justifikim të vendosën në qese kufome një person të gjallë dhe ta dërgosh në shtëpinë e funeralit”.
“Si një person i moshuar ajo nuk kishte njeri pranë që ta ndihmonte, ajo për fat të keq ishte në fazat e fundit të jetës por kjo mund t’i ndodhë secilit prej nesh”.
Janet kishte jetuar prej disa muajsh në shtëpinë e kujdesit Water’s Edge pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e saj më herët.
DeNoto shtonte: “Është një rast i trishtuar. Ajo që mund të bëjmë tani është të përhapim mesazhin se detyra jonë është të trajtojmë njerëzit me dinjitet dhe respekt aq sa kemi mundësi”.
Zyrtarët e prokurorisë së New York janë njoftuar për incidentin dhe thanë se po hetojnë.
Top Channel