“Nuk punonte radio…”, eksperti analizon veprimet e grupit që mbrojti Trump, ja kush dështoi sipas tij

15/07/2024 22:38

Eksperti i sigurisë Denis Deliu, gjithashtu ish-punonjës i Gardës, i ftuar në Top Story, analizoi veprimet e grupit që mbrojti ish-presidentin Donald Trump, në sulmin me armë që iu në gjatë një fjalimi në Pensilvani.

Sipas tij, është e lehtë të thuash që Shërbimet e Sigurisë dështuan, por Deliu thotë që ka reagime si pozitive ashtu edhe negative. Eksperti në analizën e tij tregon se në momentet pak para sulmit ka pasur një moskoordinim nga personat me snajper, pasi radio nuk punonte.

Deliu analizoi pesë rrathë sigurie, dhe tregon se kush nga këto grupe sipas tij çaloi në punën që bën.

Rrethi i parë është ruajtja direkte, që janë shoqëruesit dhe kanë detyrë primare mbrojtjen dhe evakuimin.

Rrethi i dytë është ruajtja afër, që mos afrohet njeri te Presidenti.

Rrethi i tretë është ai i kundërsulmit, të cilët kur eskorta e presidentit bie në një pritë, ata kanë për detyrë të sulmojnë.

Rrethi i katërt është policia lokale që ka çaluar mundësia për të penguar vrasësin të ngjitet mbi çati.

Rrethi i pestë është Shërbimi Inteligjent dhe CIA, që nuk kanë bërë siç duhet detyrën”.

“Në rrethin e parë veprimet kanë qenë të shpejta, por pa pasur mangësi, si hapja e valixhes antiplumb, e cila mbron nga goditja. Ka dështuar komunikimi në radio, një dëm i madh që ndodh shpesh. Nuk kanë mundur të lidhen dot me grupet e tjerë dhe kanë kërkuar leje për ta goditur”, tregon eksperti.

Ndërkohë për autorin Deliu e cilësoi si një person të zgjuar pasi ka fituar edhe Olimpiadën e Matematikës dhe një person që e ka pasur si qëllim në jetë që të vrasë Trumpin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA