Masa “detyrim paraqitje” pa marrë autorizim nga Kuvendi, Kushtetuesja rrëzon Berishën: Nuk prek funksionin si deputet
21/11 22:17
Pesë minuta pushim ka kërkuar drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, pas tensionit të shkaktuar në sallë, pasi paralajmëroi më vërejtje disa deputetë të PD.
Felaj tha se Flamur Nokës i hiqet e drejta për të folur sot, pasi gjatë gjithë seancës kur ishte duke mbajtur fjalën ministri Ulsi Manja, ai ka folur nga vendi.
Kjo e ka nervozuar Manjën, i cili është ngritur nga vendi dhe ka shkuar drejt foltores. Menjëherë më pas ka ndërhyr Garda.
“Ju tërheq vërejtje zonja Çupi, Zhupa, zoti Korreshi, Çela, Spaho, Vokshi. Ju zoti Noka ju heq të drejtën për të folur në këtë seanca, nëse nuk e zbatoni, do kërkoj të përjashtoheni”, tha Felaj.
Top Channel