Deputeti socialist, Pandeli Majko dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi janë përplasur me njëri- tjetrin këtë seancë plenare.
Shkak është bërë marrja në pyetje e kreut të SPAK, Altin Dumani nga ana e deputetëve të PD prej mbi 3 orësh në Kuvend.
Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e çbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.
Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.
Felaj: Po abuzoni zonja Vokshi, keni folur
Vokshi kundërshton nga vendi: Nuk lejohet.
Top Channel