Dhjetra të plagosur në përplasjet e dhunshme mes studentëve në Bangladesh për vendet e punës (fotot)

15/07/2024 18:59

Përleshjet në protestat e studentëve në Bangladesh kanë lënë sot të paktën 100 njerëz të plagosur, teksa demonstruesit që kundërshtojnë rregullin e kuotave për vendet e punës në administratë, u sulmuan nga studentë besnikë të partisë në pushtet.

Policia dhe dëshmitarët thanë se studentët që protestojnë prej ditësh kundër kuotave të caktuara nga qeveria u goditën me gurë e objekte nga qindra studentë që mbështesin partinë në pushtet Awami, në përleshjen e dhunshme që zgjati disa orë në kampusin e universitetit të Dhaka.

Zhvillimi vjen teksa javes qe shkoi nje gjykate pezulloi sistemin e kuotave pas disa dite protestash.

Përveç gurëve, levave e shkopinjve disa studentë shiheshin sot te sulmonin me thika e hanxharë, ndërsa u raportuan disa bomba zjarri të lëshuara.

“Ata u përleshën me shkopinj dhe qellonin me gurë njëri-tjetrin,” tha zyrtari vendas i policisë Mostajirur Rahman për rrjetin AFP.

Ai shtonte se rreth ” 100 studentë duke përfshirë dhe vajza janë plagosur dhe shumë janë dërguar në spital”.

Protestuesit kundër kuotave qeveritare fajësonin partinë në pushet për dhunën.

“Ata sulmuan protestën tonë paqësore me hekura, shkopinj e gurë”, tha Nahid Islam për rrjetin AFP, organizator i protestës kundër kuotave të vendeve të punës.

Sistemi i kuotave rezervon 30 përqind të vendeve të punës në administratë për fëmijët e tyre që kanë luftuar për pavarësinë e Bangladeshit në 1971, 10 përqind për gratë, dhe 10 për rezidentët e zonave respektive.

Studentët thonë se miratojnë kuotat për minoritetet etnike dhe për njerëzit me paaftësi, që përbëjnë gjashtë përqind.

“Nuk duam kuota për vende pune të grave, pasi në këtë pikë nuk jemi më prapa,” tha me herët studentja 22 vjeçare Meena Rani Das, për rrjetin AFP. “Gratë po avancojnë me talentet e tyre, por sistemi i kuotave po krijon pengesa duke na marrë të drejtat”, shtoi ajo.

Kritiket thonë se nga sistemi përfitojnë fëmijët e grupeve e partive pro-qeveritare, që mbështesin kryeministrin Sheikh Hasina, babai të cilit është ‘themelues i Bangladeshit’.

76 vjeçari Hasina fitoi mandatin e katërt në krye të vendit në janar, thuajse pa opozitë, me bojkot të gjerë dhe shtypje të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

FOTO GALERI
2/5
"Ata u përleshën me shkopinj dhe qellonin me gurë njëri-tjetrin," tha zyrtari vendas i policisë Mostajirur Rahman për rrjetin AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA