Pas atentatit ndaj Donald Trump, të cilit ai i mbijetoi pasi plumbi e preku vetëm në veshin e djathtë, kanë nisur shqetësimet dhe pyetjet sesi nuk ishte e mundur që Shërbimi Sekret ta parandalonte në kohë.
Burimet e CNN i kanë përshkruar të shtënat si të shtëna nga pozicioni i “ora tre” i vendndodhjes së podiumit të Trump, me të shtëna nga ana e djathtë.
Disa sekonda pasi shpërthyen të shtënat, snajperët kundërsulmues të Shërbimit Sekret filluan të qëlloin të dyshuarin që u gjet në majë të një çatie.
Vendndodhja e gjuajtësit ishte jashtë perimetrit të sigurisë, duke ngritur pikëpyetje si për hapësirën e shtrirjes së perimetreit të sigurisë, ashtu dhe mënyrë sesi autori arriti që të siguronte akses për t’u ngjitur në çati.
Burimet e zbatimit të ligjit thonë se një pjesë e pasojave do të përfshijë një rishikim nëse Shërbimi Sekret kishte mjete të mjaftueshme për të mbrojtur Trump disa ditë përpara se të bëhej zyrtarisht kandidati presidencial republikan dhe nëse u ndoqën procedurat për kryerjen e kontrolleve të sigurisë në ndërtesën që ofronte një pikë të favorshme për sulmuesin e dyshuar.
Shërbimi Sekret thotë se drejtori i agjencisë ishte në Milëaukee në kohën e të shtënave në mitingun e Trump. Agjencia shtoi se kishte katër ekipe kundër snajperëve në terren – dy nga Shërbimi Sekret dhe dy nga zbatimi i ligjit lokal.
Sipas degës së CNN, KDKA, një dëshmitar thotë se ai u tha oficerëve se kishte parë një person të armatosur që lëvizte “nga çatia në çati”, disa momente përpara atentatit. Dëshmitarët u kanë thënë gjithashtu gazetarëve se ata panë një person që i përshtatej përshkrimit të sulmuesit të supozuar që mbante një pushkë jashtë kordonit të sigurisë së tubimit përpara të shtënave.
Sulmuesi u vu re nga forcat lokale të zbatimit të ligjit, të cilët menduan se ai mund të kishte vepruar në mënyrë të dyshimtë pranë magnetometrave. Ata e njoftuan atë në radion e tyre për të “mbajtur një sy mbi të”, dhe ai informacion iu transmetua edhe Shërbimit Sekret, sipas burimit.
Shërbimi Sekret nuk lejon asnjë armë brenda zonave të rrethuara të asnjë ngjarjeje. American Glass Research nuk i është përgjigjur pyetjes nga CNN në lidhje me incidentin apo sigurinë.
Top Channel