Zogu më i vogël në botë gjen strehë në kopshtin e burrit ‘mikpritës’ në Kubë (fotot)

13/07/2024 19:39

Krahët e zogut më të vogël në botë janë thuajse të padukshëm teksa rrahin para turistëve që vizitojnë kopshtin e Bernabe Hernandez në Kubë, i cili e ka transformuar shtëpinë e tij në strehën e vetme në ishull të kolibrave të mrekullueshëm.

75-vjeçari ka tërhequr në qytezën Palpite mini-zogjtë e njohur në vend si “zunzuncitos”, duke mbjellë pemët e tyre të preferuara.

Bernabe Hernandez, shpjegon për mediat: “‘Ponasi’ është një shkurre, frytet e të cilës preferohen nga këta zogj të vegjël. Unë mbolla këto pemë pasi e di se zogjtë i preferojnë këto fara, si dhe frytet e ponasit. Dhe në fakt një ditë ‘zunzuncito’, ose kolibra, erdhi dhe u vendos në shtëpinë e tij të re.”

Hernandez, shton më tej për rrjetin AFP: “Zogjtë u bënë miqtë e mi dhe ata vijnë tani çdo ditë”, ndërsa shton se i ushqen ata me përzierjen e ujit me sheqer, me të cilat bën poza për fotot e turistëve, të  cilët mahniten nga zogu më i vogël në botë.

Kolibri nuk sheh mirë gjatë natës, ndaj prioriteti i tij është të qëndrojë dhe të shërohet në një vend të ngrohtë dhe të mbrojtur. Kolibrat ndihen më të sigurt në drunj, me shumë kënde për akomodim dhe fshehje, por sigurisht ata jane miqesuar dhe nuk tremben nga Bernabe./AFP/

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA