Zjarri në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë vijon edhe këtë të shtunë, për të disatën ditë.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, po punohet për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA