Si mund të shkarkohet Biden? VOA: Neni 25 i Kushtetutës parashikon zëvendësimin e presidentit në detyrë

13/07/2024 12:04

Në një kohë që Joe Biden po përpiqet të bindë demokratët amerikanë që ai është i aftë të vijojë garën presidenciale pavarësisht moshës dhe performancës me rivalin e tij Donald Trump, një tjetër debat është hapur për mënyrën e zëvendësimit të tij.

Zëri i Amerikës shkruan se një opsion qe ka dale ne skene është zbatimi i nenit 25-të të Kushtetutës Amerikane, i cili parashikon rastet e zëvendësimit të Presidentit në detyrë.

I miratuar në vitin 1967, neni i 25-të përmban katër parashikime ligjore. Tre seksionet e para sqarojnë rastet sesi një zëvendës presidenti në rastet e mungesës së kreut te shtetit mund të bëhet President i ri i vendit duke marrë plotësisht kompetencat e tij apo rastet ku kreu i shtetit deklaron vullnetarisht paaftësinë për të qeverisës duke njoftuar zyrtarisht Kongresin.

Por, në rastin e Joe Biden ai që merr më shumë rëndësi është parashikimi i katër i nenit 25 të Kushtetutës amerikane, i cili përcakton se kush tjetër përveç vetë Presidentit mund ta shpallë atë të paaftë për të kryer detyrat zyrtare. Parashikimi ligjor ia jep këtë të drejtë zëvendës Presidentit, së bashku me shumicën e anëtarëve të kabinetit presidencial, megjithëse lejon gjithashtu Kongresin të caktojë zyrtarë të tjerë. Kongresi ka fjalën e fundit nëse Presidenti e kundërshton deklaratën dhe këmbëngul se është i aftë për të qëndruar në detyrë, duke pasur të drejtën që me dy të tretat e votave të përcaktojë nëse kreu i shtetit është me të vërtetë i paaftë për të qeverisur.

Zëvendës presidentja Kamala Harris po përballet me thirrjet për të përdorur nenin e 25-të për ta larguar Presidentin Biden nga detyra ndërkohë që në Dhomën e Përfaqësuesve është depozituar një rezolute për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij. Zëri i Amerikës shkruan se përdorimi i nenit të 25-të mbetet një hipotezë që nuk ka të ngjarë të ndodhë, megjithëse ekzistenca e tij mund të ketë ende ndikim në debatin e brendshëm partiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA