Trendi më i fundit i të rinjve për të bërë tatuazhe është rritur me afro 20 % në vendet e Europës.
Ndërkohë një studim i botuar së fundmi në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet” ngre alarmin për një rritje po kaq të limfomave malinje tek ata persona që bëjnë tatoo në trupin e tyre.
“Është vënë re që substancat që injektohen për realizimin e tatuazhit janë karcinoogjene. Është menduar që boja që realizohet nuk rri thjesht aty në vendin u bëhet tatuazhi.Është parë që boja përmes vazave limfatike shkon në gjendrat limfatike më të afërta që kemi me vendin ku është bërë tatuazhi.
Në momentin që ndodh ky si proces, limfocidet fillojnë dhe reagojnë .Ka ardhur një trup i huaj në zonën që është ekskluzivisht i tyre .dhe pikërisht ky reagim ka gjeneruar atë kancerin që quhet limfomë dhe është limfomë malinje“, tha Erjona Shehu-mjeke dermatologe.
Studimi është kryer në 13 mijë persona në Suedi nga ku kanë rezultuar si probleme kancerogjene por edhe dëme të tjera të shkaktuara në lëkurë për shkak të injektimit të substancave të ndryshme gjata vizatimit të tatoo-së.
“Fillojnë që nga dëmet e lehta që mund të jetë një dermatit irritative kontakti si pasojë e bojës që shkakto një reaksion alergjik në trup, infeksione që mund të ndodhin si bakteriale edhe virale. Trupi i njeriut bashkëjeton me mikroorganizma.
Në momentin që këto mikroorganizma gjejnë një traumë apo një dëmtim të lëkurë, ato fillojnë edhe invadojnë zonën ku ka ndodhur dëmtimi dhe për pasojë zonën ku është realizuar tatuazhi. Reaksione apo apo reagime të tipit që quhen keloide, ndryshime në strukturën lëkurës, rritet prania e qelizave fibrobaste që janë pak më të forta dhe në zonën ku është aplikuar tatuazhi, fillojmë dhe shohim ngritje që kanë të njëjtën strukturë si dhe dizenjo fillestare e tatuazhit”, tha ajo.
Në Shqipëri ky fenomen është edhe më shqetësues pasi askush nuk ushtron kontrolle për kushtet higjeno-sanitare ku aplikohen tatoo. Mjekët dermatologë sugjerojnë që të shmangen sa të munden faktorë e riskut që ndikojnë në shëndetin e pacientëve
Top Channel