Vera dhe temperaturat e saj të larta kanë shtuar rastet e pickimeve nga zvarranikët dhe insektet.
Vetëm gjatë periudhës qershor-korrik në Spitalin Rajonal të Fierit janë raportuar 10 raste të pickimeve nga gjarpërinjtë dhe nepërkat dhe 5 raste nga merimanga e zezë.
Rastet janë raportuar kryesisht nga zonat e Cakranit, Mallakastrës dhe Roskovecit, ku fermerët janë më të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.
Mjeku toksikolog shpjegon se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar prandaj këshillon fermerët të jenë të kujdesshëm gjatë punës së tyre në bujqësi.
Mjeku referoi edhe shtim edhe të rasteve të intoksikimit nga përdorimi i drogës, alkoolit, medikamenteve dhe fostoksinës. Në Spitalin Rajonal të Fierit ka pasur dy fatalitete si pasojë e përdorimit të fostoksinës.
Top Channel