Qipriotët shpresojnë për zgjidhje teksa ishulli shënon 50 vjet ndarje mes veriut turk e jugut grek (fotot)

13/07/2024 19:17

Pesëdhjetë vjet që prej konfliktit dhe pushtimit që ndau ishullin e Qipros në dy pjesë si rezidentët grekë dhe turqit qipriotë shpresojnë ende për një zgjidhje.

Qipro aderoi në Bashkimin Evroian në 2004 por republika turke e veriut të Qipros mbetet e izoluar dhe e njohur vetëm nga Turqia.

Ersin Tatar, lider i republikës turke qipriotë thotë se nevojiet kompromis por jo me sovranitetin e veriut të ishullit.

“Po i thosha dhe kolegut tim grek-qipriot se duam sovranitetin tonë të konfirmuar, jo të njohur, ata duhet të njohin sovranitetin tonë që të ulemi për të diskutuar problemin, kështu mund të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme”, thotë Tatar.

Ndërkohë kryeqyteti Nocosia është i ndarë nga zona e mbikqyrur nga OKB.

Pensionisti 90 vjeçar grek qipriot Andreas Theodorou, kujton kohën e pushtimit duke thënë se mund të shkonte më keq:

“Në kohën e pushtimit na thanë se ata po vijnë dhe ne ishim planë Kyrenia e Morphou. Unë mendova se do të na pushtonin të gjithëve kështu që shkova në një hotel në malin  Troodos.”

Dyqanxhiu turko-qipriot Turan Yesilada, thotë se pas kohës së gjatë të kaluar ishulli duhet të jetë tashmë i bashkuar.

“Negocjatat vijojnë prej 50 vjetësh. Ne duam të jemi të bashkuar dhe të jetojmë në paqe”.

Ndersa shitësja greke Raphaelia Kefala, shton për rrjetin AFP:

“Është e trishtë që jemi në vend numëro dhe pas 50 vjetësh, sigurisht e dimë që është e vështirë të gjendet një zgjidhje, por shpresojmë që të gjejmë një alternative. Nuk është mirë që unë duhet të tregoj kartën e identitetit kur kaloj në anën turke, në gjysmën tjetër të qytetit tim, është absurde”./AFP/

FOTO GALERI
2/7
Dyqanxhiu turko-qipriot Turan Yesilada, thotë se pas kohës së gjatë të kaluar ishulli duhet të jetë tashmë i bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA