Opereta “Agimi” në Korçë, vendoset në skenë vepra e kompozuar 70 vite më parë nga Kristo Kono

13/07/2024 12:52

Opereta “Agimi” e kompozuar 70 vite më parë nga Artisti i Popullit Kristo Kono, do të shënonte një prej momenteve më të rëndësishme në krijimtarinë e muzikës klasike shqiptare. 

Opereta e parë shqiptare, u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 dhe u shfaq për herë të parë në qytetin e Korçës për tu vënë në skenë më tej nga artistët profesionistë të Filarmonisë Shqiptare.   Pikërisht 70 vite më vonë Mik Festival e ka rikthyer në skenën e Teatrit të Korçës këtë vepër me  një skenografi që sjell në variantin 3D skicat origjinale të Vangjush Mios.

Për artistët ky mbetet një moment kulmor jo vetëm për publikun, për festivalin dhe këngëtarët, instrumentistët, trupat që ishin pjesë e tij por për artin skenik shqiptar

“Për mua si artist 3D ishte një sfidë sepse më kërkuan të rikrijoja pjesë arti nga ato që kanë bërë artistët e mëdhenj më parë. Jam përpjekur ta rikrijoj këtë stil në 3D, ishte shumë sfiduese por një eksperiencë e bukur, u kënaqa që i krijova. U përpoqa të isha sa më afër skicave origjinale. U deshën gati 5 muaj, mbase e pak më shumë, që prej modelimit dhe renderimit që mori pjesën më të madhe të kohës. Është hera e parë që unë punoj për një opereta, është po ashtu e para herë që jam në Korccë. Qenka qytet shumë i bukur. Është nder për mua të jem pjesë e MIK festival, më shumë për arsye se nuk kam parë festivale kaq të mëdha dhe që sjellin shumë gjëra të artit. Kam parë në qytetet e mëdha në Greqi si Selaniku dhe Athina, por të kesh diccka të tillë në Korccë është e mrekullueshme.”

Festivali i Muzikës Internacionale shënoi pikën e tij kulmore me rivënien në skenë të operetës Agimi ndërsa rrugëtimi muzikor vazhdon edhe me koncerte të tjera që do të zhvillohen në Drenovë e Voskopojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA