Modelja erotike britanike heq dorë nga fotot e fama për të hapur strehën e kafshëve: Jam më e lumtur se kurrë (fotot)

13/07/2024 16:43

Ish-modelja e njohur erotike britanike Jodie Marsh dinte si të qëndronte në vëmendjen e publikut dy dekada me pare. Si me anë të veshjeve të vogla provokuese ose me përplasjet verbale me koleget rivale të modës, ajo ishte thuajse, përditë në faqet e para të gazetave.

Por tashmë ajo ka bërë një kthesë të plotë karriere, duke i kthyer kurrizin famës për të drejtuar një fermë bamirësie kafshësh në Essex pranë Londrës, ku thotë se është e lumtur prej vitit 2020.

Ndryshe nga euforia e viteve të mëparshme, tashme 45 vjeçarja Jodie, paraqitet te gazetarët me veshje të thjeshtë fshati dhe tuta të gjera që mbulojnë gjoksin e saj të famshëm.

“Nuk bëj më fare tualet, dhe keto zgjatimet e flokëve i vura sot për fotot”, thotë ajo për intervistuesit, të cilët i qeras me kafe e embëlsira.

Jodie thotë se ka qenë vegjetariane që e vogël dhe adhuronte kafshët.

Ajo shton se vendimin për fermën e kafshëve mori shpejt pas vdekjes së të ëmës Kristina në 2020.

“Kur mamaja ime u sëmur, gjithçka ndodhi shpejt. Ishte gjatë kohës së Covid dhe babai duhet të kujdesej për të në shtëpi pasi spitalet kishin nxjerrë jashtë të gjithë pacientët me kancer”.

“Ishte e tmerrshme, unë hoqa dorë nga gjithçka për t’u kujdesur për nënën dhe kjo më bëri të kuptoj se jeta është e shkurtër. Pashë nënën që vdiq dhe nuk doja të bëja më foto sepse nuk ishte diçka që më bënte të lumtur”.

“Ajo që më bënte të lumtur ishte të mbaja një strehë për kafshët, sepse kisha dashur gjithmonë të kisha një të tillë”.

Jodie thotë se në të kaluarën është shfrytëzuar nga shumë meshkuj që përfitonin nga natyra e saj e dashur dhe besuese.

Duke treguar për eksperiencat e saj ajo thotë: “Mendoj se jam personi më pafat në dashuri. Kam njohur nga të gjithë, narcizistë, provokues, abuzues seksualë, abuzues minorenesh. Tani nuk kam kohë dhe as dëshirë për marrëdhënie. Më para ata bënin gjithçka për të shkuar me mua, hiqeshin sikur ishin më të mirët, por më vonë e kuptoje se ishin maniakë psikopatë.”

Marrëdhënia e fundit e Jodie mori fund në mars, kur modelja iu nda nga i dashuri ndërtues, tre muaj pasi kishte thënë se ishte ‘marrëdhënia e saj e parë si e rritur, pas një serie dështimesh. Ferma e kafshëve te shpëtuara eshte tashme preokupimi kryesor i Jodie ku bashke me disa miq të saj kujdesen per kafshet e mbledhura nga rrethinat e zonës rurale./Daily Mail/

FOTO GALERI
4/9
“Ajo që më bënte të lumtur ishte të mbaja një strehë për kafshët, sepse kisha dashur gjithmonë të kisha një të tillë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA