Humb jetën efektivi në Elbasan/ Po ndihmonte një qytetar të ndërronte gomën e mjetit, por i ra autoboti i ujit sipër

13/07/2024 08:36

Një efektiv policie ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Mlizë në Elbasan, pas një ngjarje aksidentale.

62- vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore u plagos rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji.

Atij i ka rënë depozita mbi trup duke i shkaktuar plagë të rënda, teksa kanë tentuar të heqin krikun që mbante mjetin.

Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, 62 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se viktima është vëllai i Niko Brahimit, drejtorit të policisë shkencore dhe ngjarja ka ndodhur tek  lokali qe ai kishte me qira.

“Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.

Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA