Fermerët e bujqësisë bio në Fier/ Marrin edhe tokat me qira, të gjithë prodhimin e çojnë për eksport

13/07/2024 16:26

Admirim Cekaj, një fermer nga fshati Frakull në Fier, filloi të kultivojë perime tetë vite më parë në një sipërfaqe prej 3 dynymë tokë që kishte në pronësi.

Çdo vit, ai ka shtuar sipërfaqet duke blerë dhe marrë me qira toka, dhe sot ka arritur në 14 hektarë, të cilat i kultivon gjatë gjithë vitit me kultura të ndryshme, kryesisht perime, ullinj dhe foragjere.

“Unë prodhoj për tregun vendas dhe për eksport. Vitin e kaluar, perimet e prodhuara nga unë kanë qenë kampion në tregun vendas dhe të huaj, pasi janë kryer të gjitha analizat dhe është cilësuar si një prodhim bio. Ky është sekreti i punës sime për një treg të sigurt”, thotë Cekaj.

Vitin e kaluar, fermeri arriti të prodhojë mbi 900 kuintalë perime dhe ullinj, ndërsa këtë sezon është përqendruar te kulturat bostanore dhe pret të marrë mbi 450 kuintalë shalqi dhe pjepër. Edhe pse ka një treg të sigurt, fermeri kërkon ndërhyrje nga shteti për lidhje kontratash me tregun, pasi kjo do t’ia lehtësonte shumë punën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA