Demalia nxjerr fotot me legjendat e Kombëtares angleze: Është koha për të çuar trofeun në shtëpi

13/07/2024 21:03

Nga Ilir Demalia

Finalja Berlinit në mes Luanëve e Demave.
Anglia nesër në Berlin, ka përsëri shancin të fitojë kupën Kampion i Europës, atë që nuk e realizoi para katër vjetësh në Wemmbley me Italinë shpresojmë ta fitojë me Demat e Spanjës në Berlin.
Anglia nuk ka fituar asnjë kampionat Europian. Nuk ka fituar prej 58 vitesh asnjë trofe që pas vitit të largët 1966 më 30 korrik në Wembley Kupën e Botës në finale me Gjermaninë duke fituar 4-2 me shtesë loje pasi koha rregult për fundoi 2-2.
Anglia shenoi golin e tretë në minutën e 102, me Geoff Hurst një gol aq i diskutuar që nuk e kaloi vijën vijën fatale. Në fund të shtesës Hurst shenoi përsëri duke realizuar golin e tretë.
Këtë finale e kam parë në vitin 1970 para kampionatit botëror që do të zhvllohej në Mexico. Para çfaqjes se filmave në Shqipëri çfaqej një dokumentar 15 min, në këtë rast ne Kinema Republika u çfaq dokumetari Botërori 1966 ku pata fatin te shikoj ato minuta magjike bardh e zi ku më shumë dëgjohej zhurma e bobinave nga kabina e çfaqjes dokumentarit se sa thirrjet e tifozëve England! England!
Që nga ajo kohë unë kam qenë tifoz i Anglisë dhe Liverpool.
Anglia megjithëse ka vetëm një trofe Botërorin e 1966 ngelet tek peshat e rënda të futbollit botëror sëbashku me Brazilin, Spanjën, Gjermaninë dhe Italinë. Anglia ka gjithashtu pa diskutim kampionatin më të bukur në botë Primer League.
Kur Flamurtari luajti me Barcelonën ne Vlorë në 9 – dhjetor 1987, pata fatin ta takoj legjendën e Anglisë, golëshënuesin më të mirë të Botërorit 1982, futbollistin që gjatë gjithë karierës tij nuk mori një karton te verdhë, Gary Lineker sëbashku me një tjetër legjendë te Barcelonës dhe Gjermanisë Bernard Schuster.
Në Mars të vitit 1989 Anglia erdhi në Tiranë per te luajtur në 8 Mars për eleminatoret e botërorit 1990. Fitoi 2-0 me kombëtaren tonë. Në këtë rast unë takova pothuaj te gjithë yjet e Anglise që i kishte eleminuuar Maradona ne botërorin e 1986 me golin me dorë në gjysëm finale.
It’s time for England to bring a trophy back home!
Në foto Schuster, Lineker, Bobby Robson, Brian Robson, Legjenda e portës Angleze Peter Shilton, Tony Adams. Foto e fundit në unë në Wembley në ndeshjen me Shqiperinë Nëntor 2022

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA